neve.

Kush jemi ne

Më shumë teknologji,
më pak kosto për ju

Historia jonë

E nisëm me dëshirë,
tani sjellim rezultate

E krijuam "neve" kur pamë që shumë biznese shqiptare nuk kishin një faqe interneti, ose e kishin shumë të vjetër. Ne vendosëm ta ndryshojmë këtë.

Themeluar nga Alison Tahiri, një programues i vetëmësuar që ka punuar më parë si menaxher biznesi. Ne nuk dimë thjesht të bëjmë faqe interneti, por e kuptojmë vërtet se si funksionon një biznes dhe çfarë ju duhet për t'u rritur.

Sot përdorim Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë më të fundit për të bërë faqe të shpejta e të bukura, që ju sjellin vërtet klientë si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë.

Ekipi ynë

Njerëzit që punojnë te neve

AT

Alison Tahiri

Themelues & Programues Kryesor

Programues me më shumë se 3 vite përvojë. Unë vij nga fusha e menaxhimit të biznesit — kjo do të thotë që e kuptoj se çfarë i duhet biznesit tuaj për t'u rritur, jo vetëm si të shkruaj kod.

ReactNext.jsTypeScriptAstroNode.jsTailwind
🌐 Shqip🌐 Anglisht🌐 Italisht🌐 Gjermanisht
MD

Mira Dashi

Eksperte Dizajni

Kthen idetë e biznesit tuaj në një faqe interneti të bukur, të lehtë për t'u përdorur, që i bën vizitorët të blejnë ose t'ju kontaktojnë.

FigmaUI DesignBrandingPrototypingMotion Design
🌐 Shqip🌐 Italisht
DK

Dritan Koci

Specialist për Inteligjencën Artificiale

Përdor programet moderne të Inteligjencës Artificiale për të na ndihmuar të punojmë më shpejt dhe më mirë. Falë tij, ne mund të përfundojmë faqen tuaj në kohë rekord pa humbur cilësinë.

AI Toolsn8nLLMsAutomationPython
🌐 Shqip🌐 Anglisht

Parimet tona

Pse të zgjidhni neve

Punë e Shpejtë

Punojmë shpejt, por me cilësi. Versionin e parë të faqes e merrni brenda 48 orëve.

🔍

Pa të papritura

Nuk kemi kosto të fshehura. Ju do të dini gjithmonë se çfarë po bëjmë dhe sa do t'ju kushtojë që në fillim.

Faqe Premium

Kujdesemi për çdo detaj që faqja juaj të duket bukur, të hapet shpejt dhe të lërë një përshtypje shumë të mirë te klientët.

🤖

Kohë më e shkurtër

Përdorim Inteligjencën Artificiale për të bërë një punë më të mirë në një kohë më të shkurtër, çka do të thotë kosto më e ulët për ju.

Programet

Çfarë përdorim ne

⚛️ React
Next.js
🚀 Astro
🔷 TypeScript
🎨 Tailwind
🟢 Node.js
🖼️ Figma
🎞️ Framer Motion
✉️ Resend
🗄️ Supabase
Vercel
🔀 Git

Le të bëjmë diçka bashkë

Fillo një projekt →